Ahmed Youssef Elsayed Abdelrehim,Zeynep Tüfekçi
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
DOHA (AA) – Senegali sërish ka dërguar ambasadorin në Doha, pasi u tërhoq pas krizës mes Katarit dhe disa vendeve arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed bin Said Er-Ramihi, nga Departamenti për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, në Twitter konfirmoi informacionin se Senegali sërish ka dërguar ambasadorin e tij në Doha.
Agjencia e lajmeve e Katarit QNA bëri të ditur se dërgimi i ambasadorit erdhi pas bisedës së djeshme telefonike mes emirit të Katarit, sheikut Temim bin Hamad Al-Thani dhe presidentit të Senegalit, Macky Salla.
Gjatë bisedës u përfshinë marrëdhëniet bilaterale të të dyja vendeve, konkretisht planet e përforcimit të tyre, si dhe tema e krizës së Gjirit, por edhe në tërë Lindjen e Mesme.
Pas shpërthimit të krizës mes Katarit dhe disa vendeve të caktuara arabe, Senegali më 7 qershor thirri ambasadorin nga Doha në Dakar për konsultime.