Kasım İleri
08 Prill 2019•Përditësim: 09 Prill 2019
Sekretarja amerikane për Sigurinë e Brendshme Kirstjen Nielsen do të ndahet nga detyra e saj, njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sekretarja amerikane për Sigurinë e Brendshme Kirstjen Nielsen do të largohet nga detyra e saj dhe dua ta falenderoj për shërbimet që ajo ka kryer", tha Trump në një deklaratë nga llogaria e tij Twiter pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Nielsen.
"Me kënaqësi njoftoj se si ushtrues detyre sekretar i Sigurisë së Brendshme është emëruar drejtori aktual i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së, Kevin McAleenan", ka shtuar Trump.
Sipas pohimeve në median amerikane, mësohet se Trump ishte i shqetësuar që Nielsen vazhdonte të lejonte refugjatët nga vendet e Amerikës Qendrore të bënin kërkesa për azil.
Përveç kësaj, pohohet se Nielsen nuk ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të dhënë dorëheqjen, por për të biseduar me Trump mbi emërimet në Administratën e Migracionit dhe Doganës dhe disa ndryshime të rëndësishme në këtë njësi.