Michael Hernandez
08 Mars 2019•Përditësim: 08 Mars 2019
Sekretarja amerikane e Forcave Ajrore, Heather Wilson, ka paralajmëruar dorëheqjen nga ushtria për t’u kthyer në karrierën e saj në akademi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes rrjetit social twitter, Wilson tha se ajo e ka informuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për vendimin e saj për të ushtruar postin e lartë në Universitetin e Teksasit në El Paso.
“Ishte një privilegj shërbimi me pilotët tanë. Jam krenare për progresin që kemi bërë në kthimin e gatishmërisë së forcave amerikane”, tha Wilson.
Regentët e Universitetit të Teksasit zgjodhën Wilson-in për kryesimin e kampusit të tij në El Paso.
Trump në twitter falënderoi Wilson-in për shërbimin e saj dhe e përgëzoi atë.
“E di se do të jetë po aq e mirë në botën e rëndësishme të edukimit të lartë”, tha Trump.
Wilson shërbeu në Kongres për më shumë se një dekadë pas një karriere shtatë vjeçare në Forcën Ajrore.
Para se të ushtroj postin sekretare e Forcave Ajrore, ajo shërbeu si kryetare e Shkollës së minave dhe teknologjisë së Dakodës së Jugut për katë vite.