Hasan Esen
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
BRUKSEL (AA) - Në Samitin e liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), i cili fillon ditën e sotme, pritet të dalin deklarata për dënimin e sulmeve të Rusisë në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Liderët e vendeve të BE-së do të mblidhen sot për të diskutuar tema si: siguria kufitare, marrëveshjet e mundshme me vendet e Afrikës, refugjatët, etj. Pas uljes së numrit të refugjatëve në Detin Egje si rrjedhojë e marrëveshjes me Turqinë, BE-ja kërkon që të njëjtën gjë të arrijë edhe me vendet afrikane.
"Diskutime strategjike" në lidhje me Rusinë
Padyshim që një nga temat më të rëndësishme në darkën e dhënë me këtë rast do të jetë ajo e Rusisë. Sipas tekstit të programit të samitit, thuhet se do të zhvillohen "diskutime strategjike" në lidhje me marrëdhëniet BE-Rusi si dhe mbi rolin e Rusisë në Ukrainë, Siri, vendet e Ballkanit, etj.