Bota

BE-ja i ndan çmimin e gazetarisë grupit që hulumtoi programin e spiunazhit "Pegasus"

Grupi Forbiden Stories zbuloi provat se kompania izraelite NSO Group ka përdorur softuerin e saj digjital të spiunazhit mbi gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe mbi opozitarët politikë

Selen Temizer  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
BE-ja i ndan çmimin e gazetarisë grupit që hulumtoi programin e spiunazhit "Pegasus"

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) i dha grupit që kreu kërkime mbi softuerin digjital të spiunazhit "Pegasus" çmimin e gazetarisë "Daphne Caruana Galizia" që jepet për herë të parë në emër të gazetares së vrarë në Maltë në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e çmimit u mbajt në Parlamentin Evropian (PE) në Bruksel me pjesëmarrjen e presidentit David Sassoli.

Çmimin për të cilin aplikuan më shumë se 200 gazetarë nga BE-ja e fitoi unioni i gazetarëve Forbidden Stories (Histori të Ndaluara) i cili publikon ose vazhdon punimet e gazetarëve të vrarë, të burgosur ose të kërcënuar.

Forbidden Stories, me mbi 80 reporterë nga 17 organizata të medias në dhjetë vende, në bashkëpunim me Amnesty International, zbuluan provat se kompania izraelite NSO Group ka përdorur softuerin e saj digjital të spiunazhit mbi gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe mbi opozitarët politikë.

"Rrjedhja në mënyrë të pashembullt e mbi 50 mijë numrave telefonikë të zgjedhur për vëzhgim nga klientët e kompanisë izraelite NSO Group, tregon se si kjo teknologji është përdorur për keq në mënyrë sistematike prej vitesh", thuhet në një deklaratë me shkrim nga Parlamenti Evropian.

Daphne Caruana Galizia, e cila kryente kërkime mbi korrupsionin, humbi jetën në vitin 2017 me shpërthimin e një bombe të vendosur në mjetin e saj.

PE-ja në dhjetor 2019 vendosi që çmimi në vlerën 20 mijë euro të jepet në fushën e gazetarisë në emër të Galizia-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.