Politikë

Osmani-Ciamba: Kryesimi i Rumanisë me BE-në ka në fokus zgjerimin

"Maqedonia është në pritje të vendimit formal të Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve dhe konsiderojmë se fakti që pikërisht Rumania do të kryesojnë me BE-në në këto momente, është i një rëndësie të veçantë për ne", tha zv/kryeministri Osmani

Bekim Laci  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
Osmani-Ciamba: Kryesimi i Rumanisë me BE-në ka në fokus zgjerimin

Shkup

SHKUP (AA) - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani ka pritur sot në një takim ministrin e Rumanisë i deleguar për çështje evropiane, George Ciamba, në prag të marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian (BE) nga ana e Rumanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media, të cilës i parapriu një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve, zv/kryeministri Osmani tha se kjo vizitë, që vjen në prag të marrjes së kryesimit të Rumanisë me BE-në, është një mesazh i fuqishëm se ministri është këtu për të dakorduar bashkë me axhendën e kryesimit të tyre me BE-në.

“Maqedonia është në pritje të vendimit formal të Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve dhe konsiderojmë se fakti që pikërisht Rumania do të kryesojnë me BE-në në këto momente, është i një rëndësie të veçantë për ne, për çka informova ministrin për dinamikën e zbatimit të proceseve politike, zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjen me Bullgarinë dhe për zbatimin e ligjit për gjuhët”, tha Osmani, i cili garantoi Ciamban se Rumania do ta ketë të lehtë avokatinë për Maqedoninë në mënyrë që Këshilli i Evropës të caktojë një datë për çeljen e negociatave gjatë presidencës rumune.

Ministri rumun Ciamba, nga ana e tij tha se ardhja në Shkup paraqet një sinjal për Maqedoninë se Rumania në axhendën e saj do ta ketë zgjerimin e BE-së.

“Gjatë kryesimit, Rumania do të përqendrohet në rajonin. Ardhja ime këtu, ka të bëjë me inkurajimin për guximin e qeverisë dhe të kuvendit për të ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, që nuk është gjëja e fundit, megjithatë është kapërcimi i një pengese të madhe. Marrëveshja e Prespës, është njëri nga shembujt më pozitiv në Evropën e sotme dhe flet mbi fuqinë e saj, sepse në shumë raste jemi skeptik se çfarë ajo mund të bëjë, meqë është e aftë të zgjidhë konteste disa dekadashe”, tha Ciamba.

Ai përshëndeti edhe përparimin e Maqedonisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO, sepse siç tha, stabiliteti i Evropës është një çështje shumë e rëndësishme, ndërsa vendi ka arritur të largojë ndikimet politike nga jashtë.

Ciamba tha se vendi i tij ka shumë për të ofruar, sepse është një përfitues i madh nga anëtarësimi në BE, për të shtuar se gjatë kryesimit të tyre, do të vazhdojnë me këmbimin e përvojave në mënyrë që Maqedonia të çel negociatat për anëtarësim në BE, për çka nevojitet një përkushtim i qeverisë drejt zbatimit të reformave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.