Bota

Komisionerja e BE-së kërkon nga Greqia të hetojë kthimin ilegal të azilkërkuesve

Duke folur për mediat para takimit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, Johansson tha se pret që Greqia këtë çështje ta marrë seriozisht, të hetojë dhe të zbulojë çfarë ka ndodhur në të vërtetë"

Ekip  | 08.10.2021 - Përdıtësım : 10.10.2021
Komisionerja e BE-së kërkon nga Greqia të hetojë kthimin ilegal të azilkërkuesve Foto: AA/Arkiv

Bruksel

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ka kërkuar nga Greqia të hetojë kthimin ilegal të azilkërkuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për mediat para takimit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, Johansson tha se pret që Greqia këtë çështje ta marrë seriozisht, të hetojë dhe të zbulojë çfarë ka ndodhur në të vërtetë".

Një ditë më herët, Johansson diskutoi me ministrin grek për Migracion, Notis Mitarachi dhe me ministrin kroat të Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç, mbi kthimet ilegale të paraqitura këtë javë në një hetim të përbashkët nga disa media.

Raportimet paraqitën dëshmi se autoritetet greke dhe kroate në mënyrë të dhunshme kanë kthyer prapa azilkërkuesit që kalonin kufijtë e jashtëm të bllokut evropian.

Johansson diskutimet e saj me dy ministrat i quajti "shumë të vështira".

Ajo reagimin e ministrit Bozhinoviç e quajti "përgjigje të duhur", duke shpjeguar se qeveria kroate premtoi hetim të menjëhershëm dhe mekanizëm të monitorimit për të garantuar të drejtat themelore.

"Diskutimet e mia me ministrin grek ishin ndryshe. Unë isha e qartë se nuk do të pranojë dështimin e Greqisë për të hetuar këtë çështje. Ne duhet të mbrojmë kufijtë tonë të jashtëm, por ne po ashtu duhet të mbrojmë vlerat tona, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore", tha Johansson.

Në një deklaratë me shkrim, ministri Mitarachi tha se Greqia po heton çdo pretendim mbi keqtrajtimin e azilkërkuesve nga autoritetet kombëtare të vendit.

Hetimi i përbashkët 1-mujor zbuloi se operacionet e kthimit të azilkërkuesve nga forcat e sigurisë janë bërë praktika sistematike në shkelje të të drejtës humanitare të BE-së dhe ndërkombëtare.

Javorja greke 'Der Spiegel' publikoi video ku shiheshin oficerë grekë të maskuar duke i kapur dhe gjymtuar anijet e refugjatëve në Detin Egje, duke rrezikuar jetën e azilkërkuesve të cenueshëm.

Hetimi po ashtu dokumentoi praktika të paligjshme të kthimit të azilkërkuesve nga njësitë speciale të policisë kroate dhe rumune.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın