Ömer Tuğrul Çam
09 Nëntor 2022•Përditësim: 10 Nëntor 2022
Samitit i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 11-12 korrik 2023 në Lituani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se takimi i krerëve të qeverive dhe shteteve të NATO-s do të mbahet më 11-12 korrik 2023 në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Stoltenberg theksoi se NATO ndodhet përballë mjedisit më kompleks dhe më të paparashikueshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë e deri më tani.
Takimi në Vilnius, do të ofrojë për liderët e vendeve të NATO-s mundësi që të ndërmarrin hapa të rinj që do forcojnë mbrojtjen dhe parandalimin, tha Stoltenberg, i cili shtoi se do të diskutohet gjithashtu edhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes si dhe vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën.
Stoltenberg theksoi se lidhja transatlantike mes Amerikës së Veriut dhe Evropës mbart rëndësi për sigurinë e 1 miliard njerëzve që jetojnë në vendet e NATO-s.
Samiti i fundit i NATO-s u mbajt në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, më 28-30 qershor 2022.