Ali H. M.Abo Rezeg
26 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Samiti midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Ligës Arabe i kësaj jave u mbyll pa dënuar Iranin, pavarësisht pjesëmarrjes së Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat shpesh kanë akuzuar Teheranin për “ndërhyrje në punët e tyre të brendshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje në përfundim të samitit, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se është normale që pikëpamjet e pjesëmarrësve në samit të ndryshojnë në takimin e tyre të parë në nivel të samitit.
“Ajo që sjell dy rajonet tona (Evropën dhe botën arabe) së bashku është shumë më e madhe se ajo që i ndan ato”, tha al-Sisi në fjalimin e tij përmbyllës të transmetuar në televizionin shtetëror.
Në një deklaratë të përbashkët përfundimtare të lëshuar mbrëmë, shtoi ai “pasqyrohen çështjet më strategjike të interesit për të dyja palët”.
Në krye të këtyre çështje, tha al-Sisi, ishte nevoja për të forcuar bashkëpunimin arabo-evropian “me qëllim të përballjes me sfidat rajonale”.
Sipas burimeve të afërta me ngjarjen, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar që në deklaratën përfundimtare të përfshihen referencat e zakonshme ndaj përpjekjeve të pretenduara iraniane për “ndërhyrje në çështjet e Gjirit dhe destabilizimit të rajonit”.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, tha se “Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përveç Libanit, të gjitha dërguan formulimin e propozuar. Por, pas dialogut me anën evropiane, vendosëm të mbanim formulën aktuale”.
Takimi dy-ditor filloi të dielën në qytetin turistik egjiptian, Sharm al-Sheikh. Ai u ndoq gjerësisht nga zyrtarë evropianë, pavarësisht thirrjeve të shkaktuara nga ekzekutimi i fundit i 9 të rinjve nga autoritetet egjiptiane.
Nëntë personat u dënuan më herët për përfshirjen e dyshuar në vrasjen e një zyrtari të lartë gjyqësor egjiptian në vitin 2015.