Bota

Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë pakt strategjik të mbrojtjes së ndërsjellë

“Kjo marrëveshje synon të zhvillojë aspekte të bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve dhe të forcojë parandalimin e përbashkët kundër çdo agresioni”, thuhet në deklaratë

Rania R.a. Abushamala  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë pakt strategjik të mbrojtjes së ndërsjellë

Stamboll

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka nënshkruar një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve SPA duke cituar një deklaratë të përbashkët, nënshkrimi u zhvillua gjatë takimit të tyre në kryeqytetin saudit Riad.

“Kjo marrëveshje, e cila pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy kombeve për të rritur sigurinë e tyre dhe për të arritur sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë, synon të zhvillojë aspekte të bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve dhe të forcojë parandalimin e përbashkët kundër çdo agresioni”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja thotë se “çdo agresion kundër njërit prej vendeve do të konsiderohet një agresion kundër të dyve”.

Kryeministri pakistanez mbërriti në Riad sot herët për një vizitë me kohëzgjatje të pacaktuar.

Pakti midis Arabisë Saudite dhe Pakistanit vjen një javë pas një sulmi izraelit në kryeqytetin Doha të Katarit, që vrau pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer të Katarit.

Sulmi ndodhi derisa Doha, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, po ndërmjetësonte bisedime indirekte midis Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të burgosurish.

Duke goditur Katarin, Izraeli zgjeroi një fushatë që tashmë ka përfshirë edhe sulme ndaj Iranit në muajin qershor, sulme pothuajse të përditshme në Liban dhe Siri, si dhe luftën gjenocidale 2-vjeçare në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli tashmë ka vrarë më shumë se 65 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapje të sëmundjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.