Sadiq Khan: Vendimi i Trumpit i turpshëm dhe mizor
Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan deklaroi se ndalimi godet edhe britanikët me shtetësi të dyfishtë

Londër
LONDËR (AA) - Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e quajti të turpshëm dhe mizor vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ndalimi i presidentit Trump që ka të bëjë për refugjatët dhe migrantët nga disa vende të caktuara është i turpshëm dhe mizor", tha Khan në reagimin me shkrim. Sipas tij, edhe pse secili vend ka të drejtë të përcaktojë politikën e migracionit kjo politikë e re e SHBA-ve në mënyrë të qartë ndërhyn në lirinë dhe tolerancën të cilat janë bazë e vlerave amerikane.