Dmitri Chirciu
14 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se Rusia është thellësisht e shqetësuar për përleshjet në kufirin Azerbajxhan-Armeni, duke bërë thirrje që palët të jenë "të përmbajtura", raporton Anadolu Agency (AA).
"I ftojmë palët të jenë të përmbajtura dhe të respektojnë detyrimet e tyre në përputhje me procesin e armëpushimit", tha Peskov në një prononcim për gazetarët në Moskë.
Ai tha se ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dje ka biseduar përmes telefonit me holomogët nga Azerbajxhani dhe Armenia, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësuesit.
"I mirëpresim deklaratat për ruajtjen e Ajasofjes"
Ndërkaq, në lidhje me vendimin për të rikthyer Ajasofjen në xhami, Peskov tha se "kjo është çështje e brendshme e Turqisë".
"Ne nuk përzihemi në këtë çështje dhe nuk mendojmë të përzihemi", deklaroi ai.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së Ajasofjes si trashëgimi në kuadër të UNESCO-s, Peskov tha se i kanë mirëpritur deklaratat e zyrtarëve turq në këtë drejtim.