Bota

Rusia ripranohet në Këshillin e Evropës

Në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme në Strasburg, u pranua vendimi i cili do të sigurojë kthimin e Rusisë, delegacionit të së cilës i ishte hequr e drejta e votës në APKE-së për shkak të okupimit të Krimesë në vitin 2014

Yusuf Özcan  | 25.06.2019 - Përdıtësım : 25.06.2019
Rusia ripranohet në Këshillin e Evropës

Paris

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) vendosi që Rusia të ripranohet në këshill pas një periudhe kohore prej pesë vjetësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme në Strasburg, u pranua vendimi i cili do të sigurojë kthimin e Rusisë, delegacionit të së cilës i ishte hequr e drejta e votës në APKE-së për shkak të okupimit të Krimesë në vitin 2014.

Ky vendim u miratua me 118 vota "po", me 62 "jo" dhe 10 abstenime.

Për shkak të okupimit të Rusisë ndaj Krimesë delegacionit rus në APKE i ishte hequr e drejta e votës. Në reagim të këtij sanksioni, Rusia që nga viti 2016 vendosi të mos dërgojë delegacion kombëtar dhe kishte refuzuar pagesën e kontributit në buxhetin e Këshillit të Evropës prej 33 milionë euro në vit.

Rusia, e cila nuk ka paguar kontributin e saj buxhetor që nga viti 2017, në përputhje me rregullat e Këshillit të Evropës kishte të ngjarë që të hiqej nga anëtarësia nga Këshilli i Ministrave i cili është organi ekzekutiv i këshillit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın