Emre Gürkan Abay
06 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Rusia ka regjistruar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut.
Më tej njoftohet se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë ruse nga varianti Omicron.
Deri më tani, në Rusi 282 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 9,8 milionë raste.