Ali Cura
10 Prill 2018•Përditësim: 10 Prill 2018
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, bëri të ditur se Rusia do të paraqesë një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për hapjen e qytetit të Dumas për një hetim nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), raporton Anadolu Agency (AA).
Këto komente Lavrov i bëri para gazetarëve pas një takimi me homologun nga Koreja e Veriut, Lee Yong Ho.
Lavrov theksoi se projekt rezoluta do të paraqitet për hapjen e një hetimi të ekspertëve në lidhje me sulmin kimik në Duma nga ana e OPCW-së.
Ai deklaroi se OPCW duhet të zbatojë përgjegjësitë, ta kryejë hetimin në vend, të hetojë mostrat e nevojshme në laboratorë të përshtatshëm dhe të garantohet siguri për këtë.
Shefi i diplomacisë ruse tha se projekt rezolutën do ta paraqesin në mënyrë që të realizohet një aktivitet transparent dhe i drejtë në lidhje me çështjen.