Burç Eruygur
26 nëntor 2023•Përditësim: 27 nëntor 2023
Moska pretendon se ka rrëzuar të dielën gjithsej 24 dronë ukrainas në tre sulme në disa rajone ruse, transmeton Anadolu.
Në deklaratën fillestare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhej se Ukraina u përpoq të sulmonte objektiva në kryeqytetin Moskë, si dhe në rajonet Tula, Kaluga dhe Bryansk, gjatë së cilës sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit rrëzuan 11 dronë të tipit avion.
Në një deklaratë tjetër, ata pretendojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar nëntë dronë shtesë në katër rajonet e lartpërmendura.
Ministria tha se katër dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonet Bryansk, Smolensk dhe Tula.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin shkroi në Twitter se nuk kishte viktima në kryeqytet.