Bota

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit Luhansk të Ukrainës

Përveç pushtimit të Luhanskut, forcat ruse kanë marrë kontrollin edhe të dy vendbanimeve, duke përfshirë Verkhnyaya Pisarevka në rajonin Kharkiv dhe Boykovo në rajonin Zaporizhzhia, tha Ministria ruse e Mbrojtjes

Elena Teslova  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit Luhansk të Ukrainës

Moskë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit më lindor të Ukrainës, Luhanskut, transmeton Anadolu.

Përveç pushtimit të Luhanskut, forcat ruse kanë marrë kontrollin edhe të dy vendbanimeve, duke përfshirë Verkhnyaya Pisarevka në rajonin Kharkiv dhe Boykovo në rajonin Zaporizhzhia, sipas një deklarate të ministrisë.

Ukraina ende nuk i është përgjigjur pretendimeve të Rusisë.

Ndërkohë, media amerikane raportoi se si rezultat i sulmeve ukrainase me dronë në portet baltike të Rusisë, eksportet e naftës kanë rënë me 43 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın