Ekip
18 Janar 2018•Përditësim: 18 Janar 2018
MOSKË (AA) – Rusia ka bërë dërgesën e parë të komponentëve të sistemit të raketave S-400 në Kinë, mbi kontratën e nënshkruar në vitin 2014, bëri të ditur një burim i afërt me sistemin rus të bashkëpunimit ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Dërgesa përfshin një stacion kontrolli, një stacion radar, energji dhe pajisje mbështetëse, pjesë ndërrimi, mjete dhe komponentë të tjerë të sistemeve S-400, tha burimi.
Ai po ashtu tha se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vitin e kaluar ka trajnuar një grup ushtarësh kinezë për të përdorur sistemet S-400.
Kina ishte blerësi i parë i këtyre armëve anti-ajrore. Në vitin 2014, Moska dhe Pekini nënshkruan një kontratë për sistemet S-400 nën të cilat Rusia duhej t’i dorëzonte Kinës gjashtë sisteme S-400 me një kosto prej rreth 3 miliardë dollarë.
Kontrata nuk siguron transferimin e teknologjisë ose prodhimin e licencuar të sistemeve raketore S-400 në Kinë.
Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se ka finalizuar marrëveshjen me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020.