Emre Gürkan Abay
27 shtator 2017•Përditësim: 27 shtator 2017
MOSKË (AA) - Rusia bëri të ditur se mbështet plotësisht integritetin territorial të Irakut ndërsa tërhoqi vëmendjen në problemet që mund të ndodhin në rajon pas referendumit jolegjitim të zhvilluar nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, është theksuar se duhet gjetur një zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme nga të gjithë për mbrojtjen e integritetit territorial të Irakut.
"Rusia mbështet unitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe vlerëson se duhet qëndruar larg nga hapat të cilat mund të shkaktojnë pasoja negative", thuhet në njoftim, ku është tërhequr vëmendja se Rusia ka bërë thirrje për një dialog paqësor dhe konstruktiv nga të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve.
Qeveria e Irakut ka njoftuar se nuk do të njohë referendumin e zhvilluar nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe rezultatet e saj pasi që është në kundërshtim me kushtetutën e vitit 2005.