Ekip
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
KIEV (AA) – Pilotja ukrainase Nadezhda Savchenko është liruar sot nga burgu në Rusi dhe gjendet në avionin i cili do të kthehet në Ukrainë, njoftoi një zyrtar nga Presidenca ukrainase, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet ruse liruan Savchenko-n në këmbim të dy shtetasve rusë, të cilët gjendeshin në burg në Ukrainë.
Televizioni shtetëror rus, duke iu referuar burimeve anonime, lajmëroi se edhe dy rusët janë liruar dhe se janë rrugës për në Moskë.