Ali Cura
18 Gusht 2022•Përditësim: 18 Gusht 2022
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se si pjesë e masave të parandalimit strategjik ka vendosur 3 avionë luftarakë me raketa hipersonike "Kinzhal" në Kaliningrad, rajonin e Rusisë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ministrisë, 3 avionët luftarakë Mig-31 që posedojnë raketat hipersonike "Kinzhal" u vendosën në aeroportin ushtarak Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit, në kuadër të masave parandaluese.
Në deklaratë vihet në dukje se avionët do të kryejnë mision luftarak 24 orë.
Avionët me raketat "Kinzhal" janë në ndërveprim me njësitë e forcave ajrore ruse dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore njoftohet në deklaratën ku theksohet se avionët bashkëpunojnë edhe me avionët e Flotës Baltike Ruse.