Bota

Rusia dënon vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Golanin

"Ne jemi të shqetësuar për ato që po ndodhin në territoret palestineze. Komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë vendimet ndërkombëtare", tha Lavrov

Laith Joneidi, Hacer Başer  | 07.04.2019 - Përdıtësım : 08.04.2019
Rusia dënon vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Golanin

Amman

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka dënuar vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Lartësirat e Golanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov i cili ndodhet në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, për një vizitë zyrtare në konferencën e përbashkët për media pas takmit të zhvilluar me homologun e tij jordanez Ayman Safadi, tha se "Diskutuam për zgjidhjen politike në Lindjen e Mesme. Ne jemi të shqetësuar për ato që po ndodhin në territoret palestineze. Komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë vendimet ndërkombëtare".

"Ne dënojmë vendimet e SHBA-së mbi Kudin dhe Golanin. Kjo nuk është legjitime", tha Lavrov duke njoftuar se qëndrimi i Rusisë është i hapur dhe se bëjnë thirrje që zgjidhja e çështjes së Palestinës të arrihet në bazën e zgjidhjes me dy shtete dhe se përpjekjet e tjera nuk do të sjellin ndonjë rezultat të mirë.

Në lidhje me "Marrëveshjen e Shekullit" projektin ende të padeklaruar të SHBA-së, ministri Lavrov tha se "Ne nuk dimë asgjë për këtë. Por, të dhënat janë shumë shqetësuese".

Pasi shtoi se me homologun i tij jordanez diskutuan për rritjen e përpjekjeve për t'i dhënë fund terrorizmit pa një standard të dyfishtë, çështjen e zgjidhjes politike në Siri në kuadër të rezolutave ndërkombëtare, diplomati rus Lavrov tha se "shpresojnë që Kombet e Bashkuara (OKB) të ndërmarrë përsëri hapa për dialog në Gjenevë".

Ministri i Jashtëm jordanez Safadi bërë të ditur se kanë diskutuar mbi çështjet rajonale, kryesisht për Palestinën. "Po ndjekim me një shqetësim të madh zhvillimet në territoret palestineze nën pushtim. Ne jemi të shqetësuar se nuk vërehet asgjë në horizont për zgjidhjen politike, realizimin e së cilës e dëshirojmë. Është i pamundur realizimi i kësaj zjgidhjeje politike pa formimin e një shteti të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor", tha Safadi.

"Nuk jemi në dijeni të detajeve në lidhje me ‘Marrëveshjen e Shekullit‘. Nuk e dimë se çfarë do të thotë SHBA-ja për këtë çësthje. Por, qëndrimi ynë si Jordani është i qartë. Zgjidhja e vetme në çështjen izraelito-palestineze është përfundimi i pushtimit. Nëse nuk ndodh kjo, do të ndodhemi brenda një konflikti të madh", tha Safadi duke shpjeguar se me Rusinë janë vazhdimisht në dialog edhe për çështjen e Sirisë dhe se po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për arritjen e një zgjidhjeje politike.

Pritet që ministri Lavrov të takohet edhe me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.