Elena Teslova
10 Nëntor 2022•Përditësim: 11 Nëntor 2022
Një kurs i trajnimit ushtarak fillor do të prezantohet në programet mësimore shkollore të Rusisë duke filluar nga viti i ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri rus i Arsimit, Sergey Kravtsov, tha se kursi do të përfshihet në lëndën Bazat e sigurisë së jetës (FLS) si pjesë e programit mësimor shkollor të obliguar.
Kravtsov njoftoi se Ministria e Arsimit aktualisht po punon në programin mësimor dhe mësuesit do t’i nënshtrohen trajnimit.
Kravtsov tha se kursi pritet të përfundojë deri më 1 janar të vitit 2023. Fillimisht do të mësohet si një program pilot para se të marrë miratimin përfundimtar.