Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të rënë

“U zhvillua një shkëmbim 31 me 1.000. 31 trupa të të vrarëve u kthyen në Rusi”, njoftoi deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, Shamsail Saraliev

Alperen Aktaş  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 23.10.2025
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të rënë

Stamboll

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupa të ushtarëve të rënë, në kuadër të marrëveshjeve të Stambollit, konfirmuan sot zyrtarë nga të dy vendet, transmeton Anadolu.

Deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, Shamsail Saraliev, tha se Rusia ka marrë mbetjet e 31 ushtarëve nga Ukraina si pjesë e shkëmbimit.

“U zhvillua një shkëmbim 31 me 1.000. 31 trupa të të vrarëve u kthyen në Rusi”, ka thënë Saraliev për median ruse RBC.

Ndërkohë, Shtabi i Koordinimit i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës njoftoi se Rusia i ka kthyer 1.000 trupa Ukrainës, që, sipas palës ruse, u përkasin ushtarëve ukrainas.

Sipas njoftimit, hetues nga organet e rendit dhe institucionet eksperte të Ministrisë së Brendshme do të kryejnë ekzaminimet dhe procedurat e identifikimit për trupat e riatdhesuar.

Shtabi i Koordinimit shprehu mirënjohje ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për ndihmën e dhënë dhe falënderoi posaçërisht shërbimin ushtarak mjekësor për organizimin e transportit dhe dorëzimin e mbetjeve tek autoritetet mjeko-ligjore dhe hetuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın