14 Nëntor 2019•Përditësim: 15 Nëntor 2019
Së paku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur, pasi një student 19-vjeçar hapi zjarr drejt kolegëve të tij në një kolexh në Rusi, e më pas kreu vetëvrasje, njoftoi policia ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti shtetëror rus njoftoi se 19 vjeçari nga Blagoveshchensk, qytet afër kufirit me Kinën, sot solli me vete pushkë gjuetie dhe hapi zjarr ndaj studentëve tjerë.
Me këtë rast ai vrau një person ndërsa tre të tjerë i plagosi. Pasi arriti policia, sulmuesi qëlloi veten.
Kolexhi shpejtë është evakuuar ndërsa mësimi është ndërprerë. Dy studentë të plagosur u janë nënshtruar operacioneve në një spital lokal ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Ende nuk dihet se çka e shkaktoi sulmin. Lidhur me incidentin policia ka ngritur hetime.
Të shtënat nëpër shkolla janë dukuri e rrallë në Rusi, ku vitet e fundit ndodhën vetëm disa raste të tilla.