Vesna Besiç
23 dhjetor 2017•Përditësim: 24 dhjetor 2017
MOSKË (AA) - Dhjetra anëtarë të klubit dimëror të notit, të veshur si babagjyshë, morën pjesë në garën "Santa Claus" në Novosibirsk, në veri të bregut lindor të Siberisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkundër temperaturave prej minus 10 gradë celsius, anëtarët e klubit të notit të veshur me pantollona të shkurta dhe me kapela të babagjyshit, vrapuan rrugëve të qytetit. Pas përfundimit të garës, ata notuan në pishinën e rrethuar nga bora dhe akulli.
Novosibirsk është qyteti i tretë për nga madhësia në Rusi, që ndodhet rreth 3300 kilometra larg nga Moska, qyteti më i madh në Siberi dhe qendra administrative e rajonit të Novosibirskut dhe Qarkut Federal të Rusisë.
Qyteti rus me aktivitete të ndryshme përgatitet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri.