Bota, Koronavirusi

Rusi, 149 viktima dhe mbi 6.500 raste të reja me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 6.595 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.128.836, ndërsa me 149 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.948

Ali Cura   | 24.09.2020
Rusi, 149 viktima dhe mbi 6.500 raste të reja me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.128.836 ndërsa bilanci i viktimave në 19.948, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 6.595 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.128.836, ndërsa me 149 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.948. 

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 929.829 me 6.130 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,6 për qind dhe tek 24 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, që prej 20 qershorit numri i rasteve rritet për herë të parë në mbi 1 mijë. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë shënuar 1.050 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 280.408 ndërsa me 15 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.115.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi informoi se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 43,9 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın