Elena Teslova
03 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Rusia ka rifilluar fluturimet në Egjipt, Maldive dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të pezulluara për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, do të ketë çdo javë tre fluturime në Kajro, dy fluturime në Dubai dhe dy në ishujt Maldive.
"Vendimi u propozua nga ekipi i urgjencës, bazuar në kriteret e sigurisë të njoftuara më parë dhe parimin e reciprocitetit", thuhet në deklaratë.
Përveç kësaj, kabineti vendosi të rrisë numrin e fluturimeve në Zvicër nga një në javë në Gjenevë, në katër në Gjenevë dhe Zyrih.
Në një dekret të veçantë, kryeministri rus Mikhail Mishustin anuloi kufizimet për kalimin e kufirit për qytetarët rusë të afërmit e të cilëve jetojnë jashtë dhe kanë nevojë për kujdes.
Kur u lehtësuan masat kufizuese për herë të parë në qershor, rusëve u lejohej të kalonin kufirin vetëm një herë.
Të huajt, të afërmit e të cilëve jetojnë në Rusi dhe kanë nevojë për kujdes, tani gjithashtu lejohen të kalojnë kufirin pa kufizime.