Mahmoud Barakat
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
HATAY (AA) – Gjatë sulmeve ajrore ruse në rajonet Turmendagi dhe Jabal al-Akrad, të provincës veriperëndimore siriane, Latakia, 24 civilë janë vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, pohojnë burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimit të njëjtë objektiv i sulmeve ajrore ishin fshatrat Cumeren, An al-Ghazal, Badama dhe Zeytincik. Fshatrat në fjalë kanë qenën nën zjarr nga forcat e regjimit sirian dhe avionëve luftarak rusë që nga e martë.
Rusia ka nisur operacionin e gjerë ajror në Siri më 30 shtator me qëllim të dhënies së mbështetjes regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kremlini pretendon se cak i sulmeve të tyre janë fortesat e DAESH-it, ndërsa disa anëtarë të Aleancës së NATO-s besojnë se Rusia ka në shënjestër pozitat e grupeve që e kundërshtojnë regjimin e Assadit.
Sipas raportit të Amnesty International (AI), i cili u publikua të mërkurën, gjatë tre muajve të fundit në sulmet ajrore ruse kanë humbur jetën qindra civilë. Organizata për të drejtat e njeriut pretendon se kjo paraqet shkelje e të drejtës ndërkombëtare humanitare.
Në raportin e AI theksohet se ushtria ruse ka përdorur bomba në zonat me popullsi të dendur, si dhe bomba të ndaluara thërrmuese. AI gjithashtu tregon për faktin se bombardimi rus çoi në shkatërrimin masiv të zonave të banuara: shtëpive, xhamive, tregjeve dhe klinikave shëndetësore.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB) së paku 250 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës në vitin 2011.