Atila Altuntaş
03 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Rasmus Paludan, lideri i partisë së djathtë ekstremiste "Drejtimi i Ngushtë" (Stram Kurs) nga Danimarka i cili ka ndalesë 2-vjeçare për hyrje në Suedi, aplikoi për shtetësi suedeze për të djegur Kur'an-i Kerimin në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Politikani racist nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social tha se në Ambasadën e Suedisë në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë ka aplikar për shtetësi suedeze për arsye se ka të drejtë për shtetësi të këtij vendi për shkak të babait të tij me origjinë suedeze.
Ai tregoi se nga policia kanë kërkuar leje që më 12 shtator në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, të djegin Kur'an-i Kerimin, duke shtuar se në rast se policia lejon do të djegin Kur'anin në lagjen Rinkeby ku në shumicë jetojnë migrantët dhe muslimanët.
Paludan tha se në këtë proces nëse nuk aprovohet aplikimi i tij për shtetësi suedeze, shokët e tij do të shkojnë në Suedi për të djegur Kur'an-i Kerimin.
Provokim me djegje të Kur'anit
Ithtarët e Rasmus Paludan të cilët erdhën nga Danimarka, pavarësisht se policia nuk lejoi, më 28 gusht dogjën Kur'an-i Kerimin në qytetin Malmö të Suedisë.
Pasi inçizimet rreth provokimit u shpërndanë në internet, një grup anti-racist në Malmö reagoi ndaj provokimit, të cilët kishin bllokuar trafikun me djegien e gomave. Policia arrestoi 3 persona që kishin djegur Kur'anin.
Ndërkohë Paludan ishte dënuar me ndalesë 2-vjeçare për hyrje në Suedi.