Mahmoud Barakat
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
BAGDAD (AA) – Një person i armatosur ka rrëmbyer të hënën vonë një gazetare irakiane nga shtëpia e saj në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga forcat e rendit thanë për AA në kushte anonime se Afrah Shawki është rrëmbyer nga shtëpia e saj në qarkun Saidiya rreth mesnatës.
Shawki punon për gazetën e përditshme Asharq al-Awsat, me seli në Londër, por që publikon në gjuhën arabe.
Burimet policore thonë se rrëmbyesit kishin marrë me vete edhe stoli ari dhe para të cilat janë gjetur në shtëpinë e gazetares së rrëmbyer. Deri në mesditën e së martës, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.