Gülbin Yıldırım
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, "ka falënderuar veten" për rritjen në maksimum në 15 vitet e fundit të sigurisë së konsumatorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump i cili pritet të marrë pas disa javësh zyrtarisht detyrën e presidentit, ka vlerësuar përmes një postimi në Twitter Indeksin e Sigurisë së Konsumatorit.
“Indeksi i Sigurisë së Konsumatorit për muajin dhjetor në SHBA u rrit me 4 pikë duke shkuar në 113.7, domethënë shkoi në nivelin më të lartë të 15 viteve. Faleminderit Donald“, shkruan Trump. Ndërkohë mbi 10 mijë njerëz kanë komentuar këtë postim.
Komentuesit kanë kritikuar falënderimin ndaj vetes nga ana e Trump, ndërkohë që mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij ka pasur polemika në komente.
Indeksi i Konsumatorit në SHBA për muajin dhjetor tregoi se ishte më i larti që prej vitit 2001.