Felix Nkambeh Tih
16 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
MOGADISHU (AA) - Njoftohet se ka shkuar në mbi 300 numri i viktimave si pasojë e sulmit me bombë që ndodhi në kryeqytetin somalez Mogadishu ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Shërbimit të Ambulancave El Emin në kryeqytetin Mogadishu, Dr. Abdulkadir Adam, është shprehur se ka qenë e pamundur të shpëtoheshin disa nga personat e dërguar në spital pas plagosjes në sulmin me bombë.
Dr. Adam ka theksuar se numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të sulmit me bombë ka kaluar në mbi 300.
Duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat për varrosjen e trupave të pajetë në Mogadishu, Adam ka vënë në dukje shqetëmin se numri i viktimave mund të rritet tutje.
Ndërkohë, theksohet se vazhdon trajtimi mjekësor nëpër spitale për afrësisht 300 persona që janë plagosur në sulm.
Ndryshe, të shtunën në Mogadishu u kryen dy sulme me bombë, njëri në afërsi të hotelit Safari dhe tjetri në rajonin Medine Munevere, ndërsa në lidhje me sulmin është arrestuar një person dhe në vend është shpallur tri ditë zie.