Fatma Esma Arslan
03 Janar 2021•Përditësim: 04 Janar 2021
Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm terrorist në Niger është rritur në 70, njoftuan burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi terrorist shënjestroi civilët në fshatrat Tchombangou dhe Zaroumdareye afër kufirit me Malin.
Më herët ishte raportuar për 56 të vdekur dhe 20 të plagosur.
Rajoni Tillaberi, ku gjenden dy fshatrat e sulmuar, që nga viti 2017 janë në shënjestër të grupeve terroriste të vendosura në Mali. Në rajon ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve të shpeshta.