Ekip
13 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
STAMBOLL (AA) – Kreu i Vtaikanit, Papa Françesku ftoi besimtarët që të luten për viktimat e sulmit të djeshëm vetëvrasës në Stamboll në të cilin humbën jetën 10 turistë, shumica prej të cilëve shtetas gjermanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa Françesku gjatë audiencës së rregullt javore para 6.000 besimtarëve luti Zotin “të sjellë paqen e përhershme për të vdekurit, ngushëllim ndaj familjarëve, solidaritet të vendosur në mbarë shoqërinë dhe të ndryshojë zemrat e sulmuesve”.
Dje në një sulm vetëvrasës terrorist në lagjen “Sulltanahmet” të Stambollit u vranë 10 persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Sulmin e kreu një sulmues vetëvrasës me prejardhje nga Siria, i lidhur me organizatën terroriste DAESH.