Bota, Shëndetësi, Sport, Koronavirusi

Rritet në 322 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Komiteti organizativ, njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 28 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike

Ahmet Furkan Mercan  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Rritet në 322 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Tokio

Është rritur në 322 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" që zhvillohet në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti organizativ njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 28 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike.

Në mesin e 28 personave të infektuar në 24 orët e fundit janë 4 sportistë që garojnë në turne.

Në mesin e të prekurve me virusin ndodhen edhe 2 zyrtarë, si dhe 19 punonjës me kontratë që ofrojnë shërbim në kuadrin e turneut.

Në këtë mënyrë ka arritur në 322 numri i personave të prekur nga virusi që janë të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Personat e përcaktuar me virusin janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.