Bota

Rritet numri i ndërtesave të dëmtuara nga vullkani në Hawaii

Vullkani Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983

Emre Aytekin  | 08.05.2018 - Përdıtësım : 09.05.2018
Rritet numri i ndërtesave të dëmtuara nga vullkani në Hawaii Burimi: Handout / USGS

Pahoa

PAHOA (AA) - Është rritur në 35 numri i shtëpive dhe ndërtesave të dëmtuara në rajonin Leilani Estates ndërsa 1700 persona janë evakuuar si pasojë e aktivizimit të vullkanit Kilauea në Hawaii të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i institucionit të menaxhimeve të rajoneve periferike, Wil Okabe, ka bërë të ditur se 35 ndërtesa janë dëmtuar në rajon për shkak të lavës së vullkanit e cila ka rrjedhur në të çarat e hapura në tokë. Ai gjithashtu ka shtuar se për shkak të djegieve që vazhdojnë ende nuk kanë përcaktuar se cila prej ndërtesave të dëmtuara është shtëpi banimi apo ndërtesë për funksione të tjera.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk dihet ende se për sa kohë do të vazhdojë të rrjedhë lava e cila është përhapur në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë.

Autoritetet e mbrojtjes civile, kanë lejuar personat e evakuuar nga rajoni që gjatë orës 07.00 me 18.00 të kthehen në rajon për të kontrolluar shtëpitë e tyre, ku prej tyre është kërkuar që të jenë të gatshëm për t'u larguar me shpejtësi nga rajoni në rast të ndonjë paralajmërimi.

Vullkani Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.