Bota

Rriten masat e sigurisë në Washington para ceremonisë së inaugurimit të Biden

Për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit janë vendosur qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, në Kongres dhe përreth

Ekip  | 14.01.2021 - Përdıtësım : 14.01.2021
Rriten masat e sigurisë në Washington para ceremonisë së inaugurimit të Biden Foto: Yasin Öztürk / AA

Washington

Një javë para ceremonisë së inaugurimit të presidenti të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, më 20 janar, masat e sigurisë në kryeqytetin Washington janë rritur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë që do të mbahet para Kongresit më 20 Janar, forcat lokale dhe federale të sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë në kryeqytetin Washington, për shkak të shqetësimeve se disa grupe mund të organizojnë protesta të armatosura dhe grupet e opozitës mund të përplasen.

Gjithashtu edhe për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit janë vendosur qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, në Kongres dhe përreth.

Gjithsej pesë njerëz humbën jetën pasi mbështetësit e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, rrethuan ndërtesën e Kongresit në Washington, duke tejkaluar policinë për të hyrë brenda përmes dyerve dhe dritareve të thyera. Midis të vdekurve ishte oficeri i Policisë së Kongresit, Brian Sicknick.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın