Bota, Koronavirusi

Rreth 4.000 raste të reja me COVID-19 në Afrikë

Numri i vdekjeve në kontinent është rritur në 3.471, ndërsa numri i personave të shëruar u rrit në 46,426

Addis Getachew Tadesse  | 26.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Rreth 4.000 raste të reja me COVID-19 në Afrikë

Addis Ababa

Gjithsej 3.998 persona u testuan pozitivë ndaj koronavirusit në Afrikë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 115.346, bëri të ditur Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton Anadolu Agency (AA).

Virusi po ashtu mori jetën e 123 personave të tjerë në të gjithë kontinentin gjatë të njëjtës periudhë.

Numri i vdekjeve në kontinent tani është rritur në 3.471, ndërsa numri i personave të shëruar u rrit në 46,426.

Numri i rasteve aktive është 6.449.

Egjipti regjistroi vdekjet më të larta me 783. Në Nigeri deri më tani kanë vdekur 233 pacientë, në Sudan 170 dhe në Kamerun 165.

Numri më i lartë i rasteve është në Afrikën Veriore që llogaritet në 35.400, në Afrikën Perëndimore 29.700, në Afrikën Jugore 25.300, Afrikën Lindore 12.800 dhe në Afrikën Qendrore 12.200.

Afrika Verior pësoi 1.600 vdekje, Afrika Perëndimore 626, Afrika Jugore 504, Afrika Lindore 349 dhe Afrika Qendrore 343.

Për sa i përket shërimeve, Afrika Veriore regjistroi 15.400, Afrika Jugore 12.600, Afrika Perëndimore 11.800, Lindore 3,400 dhe Afrikën Qendrore 3.200.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın