Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, rritet në mbi 8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.300.843 ndërsa numri i viktimave në 202.690

Adam Abu-bashal  | 12.09.2021 - Përdıtësım : 12.09.2021
Afrikë, rritet në mbi 8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Abuja

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 8 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.093.715.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.300.843 ndërsa numri i viktimave në 202.690.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur mbi 145 milionë doza të vaksinës ndërsa janë vaksinuar 111 milionë njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın