Rreth 15.000 infermierë në grevë në New York
Shoqata e Infermierëve të Shtetit të New Yorkut (NYSNA) njoftoi se rreth 15.000 infermierë nga tre spitale kryesore iu bashkuan grevës për shkak të mosmarrëveshjeve në negociatat e kontratave me spitalet
Ankara
Rreht 15.000 infermierë në New York City kanë hyrë në grevë, duke përmendur mungesën e përparimit në negociatat e kontratave me spitalet, transmeton Anadolu.
Shoqata e Infermierëve të Shtetit të New Yorkut (NYSNA) njoftoi se rreth 15.000 infermierë nga tre spitale kryesore iu bashkuan grevës për shkak të mosmarrëveshjeve në negociatat e kontratave me spitalet.
Greva thuhet se filloi rreth orës 6:00 të mëngjesit sipas orës lokale në Spitalin Mount Sinai dhe dy kampuset e tij të lidhura, si dhe në Spitalin NewYork-Presbyterian dhe Qendrën Mjekësore Montefiore.
Edhe pse greva ndodhi njëkohësisht në spitale të shumta, çdo strukturë shëndetësore zhvilloi negociata të ndara me sindikatën.
Disa spitale në të gjithë qytetin arritën marrëveshje ditët e fundit, duke parandaluar greva të mëtejshme.
Administratat e spitaleve njoftuan se kanë përdorur punësimin e infermierëve të përkohshëm për të minimizuar ndërprerjen e shërbimeve gjatë grevës.
Me sezonin e ashpër të gripit që po vazhdon, ka shqetësime se greva mund të dëmtojë shërbimet e kujdesit shëndetësor, me spitalet që potencialisht do të referojnë pacientët në spitale të tjera, do të anulojnë procedura të caktuara ose do të devijojnë ambulancat në qendra të tjera.
Prandaj, thuhet se greva mund të ushtrojë presion edhe mbi spitalet e qytetit që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në mosmarrëveshje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
