Büşra Selvi Öğütcen
01 Shtator 2021•Përditësim: 01 Shtator 2021
Një helikopter që i përkiste marinës amerikane u rrëzua në brigjet e Kalifornisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në postimin e bërë në llogarinë e mediave sociale të Marinës amerikane të Paqësorit, thuhet se helikopteri i tipit MH-60S u ngrit nga aeroplanmbajtësja "USS Abraham Lincoln" për të bërë fluturimin e tij rutinë në orën 16:30 sipas kohës lokale.
Në postim thuhet se pas një kohe pasi u ngrit helikopteri u rrëzua në Oqeanin Paqësor 110 kilometra larg qytetit të San Diego-s në Kaliforni.
Deri tani nuk ka informacione se sa persona ishin në helikopter.
Pas aksidentit, filluan përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.