Burç Eruygur
31 maj 2023•Përditësim: 01 qershor 2023
Rreth 10 dronë u rrëzuan në një tentativë sulmi në rajonin Bryansk të Rusisë, tha një zyrtar i Ministrisë ruse të Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
"Sipas informacioneve paraprake, 10 incidente me dronë u regjistruan në rajonin Bryansk gjatë ditës", tha një burim i Ministrisë ruse të Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve RIA.
Sipas raportit, zyrtari tha se disa nga dronët ranë pranë fshatit Kurshanovichi në qarkun Klimovsky të Bryansk, disa prej të cilëve u rrëzuan.
Zyrtari tha më tej se dronët e tjerë u rrëzuan nga sistemet e luftës elektronike, duke shtuar se: "Të gjitha incidentet ishin pa pasoja".
Forcat e armatosura të Ukrainës supozohet se kanë kryer një sërë sulmesh në rajonet kufitare të Rusisë në muajt e fundit, veçanërisht në Bryansk dhe Belgorod, të cilat u goditën me dronë dhe artileri.