Bota

Rouhani: SHBA një qeveri që zbaton politikat e Izraelit

Rouhani është takuar në kryeqytetin e Teheranit me ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza dhe se në takim ka kritikuar politikat e SHBA-ve lidhur me qeveritë e Teheranit dhe Karakasit

Muhammet Kurşun  | 21.01.2020 - Përdıtësım : 22.01.2020
Rouhani: SHBA një qeveri që zbaton politikat e Izraelit

Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se SHBA me hapat që hedh dëmton popullin e saj dhe se ajo është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga presidenca iraniane, mësohet se Rouhani është takuar në kryeqytetin e Teheranit me ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza dhe se në takim ka kritikuar politikat e SHBA-ve lidhur me qeveritë e Teheranit dhe Karakasit.

"Kundër presioneve të SHBA-ve do të qëndrojmë përkrah Venezuelës. SHBA vepron kundër popujve dhe vendeve të pavarura. Me këto hapa dëmton popullin e saj. SHBA është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit", u shpreh Rouhani në takim.

Më tej, Rouhani tha se Irani dhe Venezuela mund të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e minierave, energjisë, centraleve, shkencës dhe teknologjisë.

Arreaza, nga ana e tij, ka shprehur falenderimet Iranit për mbështetjen e dhënë ndaj Venezuelës.

Arreaza mbërriti në Teheran të dielën në mbrëmje i shoqëruar nga një delegacion. Dje ai zhvilloi një takim edhe me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın