Zeynep Beyza Kılıç
26 Maj 2023•Përditësim: 26 Maj 2023
Kreu i korporatës shtetërore bërthamore ruse 'Rosatom', Aleksey Likhachev, ka zhvilluar një takim me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Raphael Grossi, lidhur me centralin bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se Likhachev dhe Grossi janë takuar në kryeqytetin Pekin të Kinës.
Sipas njoftimit, në takim është trajtuar siguria e centralit në përgjithësi, si dhe punimet e kryera në central.
Mes tjerash, në kuadër të takimit u vlerësuan marrëdhëniet midis Rusisë dhe IAEA-së.