Aşkın Kıyağan
09 Maj 2018•Përditësim: 10 Maj 2018
VJENË (AA) – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) Yukiya Amano ka thënë se Irani i është nënshtruar përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Duke filluar nga sot IAEA konfirmon se angazhimet që burojnë nga bërthamorja janë zbatuar nga Irani”, tha Amano.
Në një deklaratë me shkrim të UAEA-së, Amano foli lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Ai njoftoi se në bazë të kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe të vendimit të vitit 2015 të Bordit Drejtues të IAEA-së, agjencia do të vazhdojë që të konfirmojë dhe të inspektojë përmbushjen e angazhimeve në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit Gjithpërfshirës (JCPOA).
Amano theksoi se Irani po i përmbush angazhimet në drejtim të JCPOA-së. “Irani në kuadër të JCPOA-së po i nënshtrohet programit më të fuqishëm të konfirmimit në botë. Duke filluar nga sot IAEA konfirmon se angazhimet që burojnë nga bërthamorja janë zbatuar nga Irani”, tha ai.
Kujtojmë se dje Trump njoftoi se SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke potencuar se do të vendosin sanksione ndaj Iranit të cilat u pezulluan në vitin 2015.