Emrah Güney
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) – Kryetari i Turkish Airlines (THY) İlker Aycı, në lidhje me punimet e reklamës me Morgan Freeman tha se është arritur një audiencë prej 110 milionë njerëzve vetëm në Super Bowl të SHBA-ve, ndërsa audienca në mbarë botën është mbi 800 milionë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aycı, si i ftuar në një emision në radio ka deklaruar se THY, me 64 milionë klientë në vit, është kompani në vendin e parë në Evropë në 6 vitet e fundit, ndërsa në botë është ndër 10 vendet e para.
Sipas tij, reklamimi ka qenë një ndër shkaqet kryesore për ngritjen e kompanisë, ndësa kjo kompani ka realizuar fushata me emra si Messi, Kevin Kostner, e Kobe Bryant.
Aycı tha se filmin e fundit reklamues me aktorin amerikan Morgan Freeman i cili është fitues i çmimit Oscar e kanë ndjekur qindra miliona persona deri më tani.
Ai gjithashtu tha se filmi reklamues ëlshtë ndjekur edhe në organizimin më të madh të futbollit amerikan në SHBA, Super Bowl. “Është arritur një audiencë prej 110 milionë njerëzve vetëm në Super Bowl të SHBA-ve, ndërsa audienca në mbarë botën është mbi 800 milionë njerëz. Brendet globale të botës garojnë për të publikuar reklamat e tyre këtu", tha Aycı.
Aycı deklaroi se ndër shumë linjat e tjera të Turkish Airlines në SHBA, kompania së fundmi ka hapur edhe linjën për në Atlanta.
“Çdo ditë bartim rreth 10 mijë udhëtarë për në SHBA. Kemi arritur një xhiro prej një miliardë dollar në SHBA. Me fushatën reklamuese Batman v Superman, njohja e Turkish Airlines prej 42 përqind është rritur në 49 përqind. Kjo është një ngritje shumë e rëndësishme në ligën e brendeve. Ndërsa në mbarë botën, njohja ka arritur në 67 përqind. I falënderoj ata të cilët kanë bërë marrëveshje me Morgan Freeman dhe ata të cilët kanë xhiruar filmin reklamues. Në mediat sociale kemi arritur më së shumti shpërndarje. Shpreh përgëzime për gjithë atë që kanë kontribuar. Do të arrijmë në vende të rëndësishme me fytyrat e njohura edhe më tutje. Me reklamën në Batman v Superman kemi arritur shitje prej 450 milionë dollarëve. Turkish Airlines ka zënë pozitën e një brendi global. Produkti ynë i cili kaloi prej botës reale në atë virtuale fitoi çmim", tha Aycı.
"Falënderoj Morgan Freeman-in për fjalët e tij të bukura për Turqinë dhe për Islamin. Brendin tonë e përfaqësoi në bukurinë dhe tonin që ne dëshironim. Ishte një zgjedhje e qëlluar", tha Aycı, duke shprehur kënaqësinë e tij për punimin e reklamës me Morgan Freeman.