Hatice Vildan Topaloğlu
10 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
ANKARA (AA) - Turkish Airlines ka vendosur në itinerarin e saj të fluturimeve qendrën kroate turistike Dubrovnikun, me fluturimin e parë i cili është realizuar të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dubrovniku është destinacioni i dytë në Kroaci me fluturimin e parë që do të realizohet më 10 maj”, thonë nga aviokompania e cila përveç Dubrovnikut realizon fluturime edhe në kryeqendrën kroate, Zagreb.
Fillimisht fluturimet për në qendrën turistike do të realizohen tre herë në javë, ndërkohë që pritet fluturimi i katërt i cili do të fillojë nga data 31 maj dhe një tjetër më 29 gusht.
Turkish Airlines operon në mbi 250 destinacione ndërkombëtare.