Necat Hazar
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
VAN (AA) - Si pasojë e aktivizimit të mjeteve shpërthyese në rrugë nga ana e organizatës terroriste PKK në qarkun Ipekyolu të qytetit Van në Turqi, dy policë ranë dëshmorë dhe një tjetër u plagos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, ekipet e Departamentit të Policisë së qytetit kanë filluar një operacion pasi që janë informuar se terroristët kanë vendosur mjetin shpërthyes të punuar me dorë në lagjen Hacibekir.
Ekspertët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dolën në vendngjarje por gjatë përpjekjeve për të çaktivizuar atë, granata e dorës ka shpërthyer. Nga incidenti dy policë ranë dëshmor dhe një u plagos.
Forcat turke të sigurisë kanë nisur një operacion në rajon me mbështetje nga ajri për t'i neutralizuar terroristët.