Kemal Karadağ
09 Mars 2022•Përditësim: 10 Mars 2022
Refugjatët ukrainas vazhdojnë të kalojnë pikën kufitare 'Siret' për të kërkuar strehim në qytetin Suceava të Rumanisë për shkak të sulmeve ruse në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një udhëtimi të gjatë, refugjatët ukrainas mbërrijnë në pikën kufitare, e cila është pikënisja e tyre për një jetë të re.
Pas procedurave në pikën kufitare hyjnë në Rumani.
Edhe moti i ftohtë krijon vështirësi shtesë për ta.
Pas një kohe të shkurtër në çadrat e ngritura në zonë, ukrainasit vazhdojnë rrugëtimin.